Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritHëna me ngjyrë blu -poezi nga Zana Pira

Hëna me ngjyrë blu -poezi nga Zana Pira

Përse kërkoj

nga vetë jeta

t’i nënshkruaj

vdekjet e paprezentuar

para syve t’përqeshun…

Ndoshta bota

mbanë në vete

aq shumë ligësira

sa për të hequn qafe

udhtë e ftohfta akull.

kalldërmeve t’radhëtisë..

Nën muzgun e natës

hëna me ngjyrë blu

kishte ikur larg qiellit

ndërsa unë kërkoj

të marri atë që humba dikur

pa e kthyer kokën mbrapa

dhe vazhdimisht e shikoj vetveten

në pasqyren e ‘ mbretëreshës ( Teutē)

kur u lindëm vertikalisht

e horizontalisht vdesim pak..

mbështjellun lëkurën e përgjakun

me pëlhurën e mëndafsht

deri në dhëmb….

por si popull nuk vdiçëm

kurr asnjëherë

natyrisht

se kurr nuk vdiçëm.

Prandaj ende vazhdoj

ti numëroj një nga një

hapat e gjarpërinjëve t’gjakut

nëpërmes vrimës sē gjilpërës

Vizitort e ekspozitës

banojnë rrejshëm

nëpër trurin e tyre terrtë

më pas

ëndërrojnē çmendurisht

sipērfaqen e vendit

t’im….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT