Mendimet i ke ujdisur,
duke vënë rend
në gjërat e papërballueshme.
Bëhesh enigmë
dhe thjesht zhdukesh,
me të tjerat ngatërrohesh,
përdredhur
në kacafytje.
E fundit kishte qenë
dita e re
dhe ndjesia për të mos u harruar,
edhe kësaj here,
nga fluturimi i një fluture
që të kishte mbetur në sy.
