Unë jam deti,
Ti je dallga.
Unë jam zjarri,
Ti je flaka.
Unë jam shtrati,
Ti je ëndrra.
Unë jam liqeni,
Ti je sirena.
Unë jam gjaku,
Ti je limfa.
Unë jam syri,
Ti je drita.
Ti je trupi,
Unë jam hija.
Unë jam truri,
Ti je dija.
Unë jam shpirti,
Ti je “plaga”.
Unë jam bujku,
Ti je vlaga!
