Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik nga Fatbardha Sulaj

Cikël poetik nga Fatbardha Sulaj

Harresë
Hijet tona u harruan,
në stacion,
nën neonet e zymta të tej mbrëmjes.
Ika mbështjellë me shallin e kuq.
Para vitrtnave në bisedë me manekinë,
hijen tënde pashë sërish.
Pastaj më harrove ti,
pastaj,
të harrova dhe unë.

Hone Sysh
Kena me u ndal nji ditë,
me u pa sy ndër sy,
e mandej ke me kuptu
se toka s’ka gjithherë vlagë.
Kena me u ndal nji ditë,
thjesht me u ndal sysh,
e mandej ndonji dhimb vegimi
ka me prek flokët,
lëkurën,shpirtin…
E në kërkim të lotëve, ke me gjet hone sysh.

Antagonizëm në çift

Ai si lis i përvuajtun
me blama fytyrës për me tregu
të kaluarën.
Me brazda lëkure
sipas hallit.
Ajo si lulet e mëngjesit
në delikatesën e vetë.
Lëkurë fildishtë,
me sy kërkues,
që ndoshta i thonë atij
” s’po të kërkoj ty”.

Epokë migjeniane…

Prej të ftohtit dhe era s’bën zë.
Qetësi e zgjatur,
epokë migjeniane në dukje.
Kanunet zverdhen arkivave,
e duart shtrihen oxhaqeve.
Jemi largë,
jemi madje shumë largë.
Jemi kujtim dekadash të ikura.
Tani yje të reja shkëlqejnë horizontit.
Dhe pse epokë migjeniane
shëtit bulevardeve qytetase.

Tash
stacionet janë të zbrazta,
të heshtuna.
T’merr malli me pa dikënd
ashtu t’ mbledhun,
në fashion stil.
Të vetmet që zhurmojnë mbi rrugë
janë pikat e shiut,
gjethet e tejvjeshtës.
Tash t’ merr malli me pa dikënd,
edhe si mjegull.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Selvije Kadriu-RUAJE

Dalinë Arifi -Pas ndarjes

Sanie Rrokaj-SI KALOI SI ERA