Ditët e Atdheut tim zgjohen të lodhura, të plogështa
I therrin kockat nga lagështia e politikës
Kafshatën e ngjyejnë në pika loti
Që rreshqasin në faqet e rreshkura
Nga sytë e buhavitura
Të vendit tim
Ditët ëndërrvrarë të Atdheut tim të përgjumura
Shtriqin çdo ag gjymtyrët e mpira
Të dërmuara nga intrigat e hienave
Që ngrenë pallate si në perralla
Në terrin e shpirtmizorisë
Lubinjtë e natës
Lubinjtë e natës që ditët i përshendesin si engjej
Fytyrëlyer me letyrën e hipokrizisë
Agut i vjedhin dritën e ia venë syve
Mashtrojnë ylberin për kravatë
Me buzëqeshje i servilosen
Tavolinës se ekraneve
Ditët ëndërrvrarë të Atdheut tim heshtin
Jarget e engjejve të politikës rigojnë helm
Vjellje i ndjellin, marrjemendsh…
Një varg rebel të Migjenit sot dua
Atë,Thuaj kangës sate, rini,
T’u thyej dhëmbët flori
Ditët ëndërrvrarë të Atdheut tim të dhembshura
Psherëtijnë poshtë qiellit mugëtirë ..
Të nxirë
