Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritNATA NËN RREZET E HËNËS POEZI NGA VIOLETA KADRIU

NATA NËN RREZET E HËNËS POEZI NGA VIOLETA KADRIU

Pas maleve te larta të rrethinës

Diell i zjarrtë vetullën fshehu

e pas pikëlave të imëta të dushqeve

shkëlqim i hënës ia behu.

Hijet e drurëve të parkut

ta ka ëndja me dëshirë për t’i parë,

herë zgjaten e herë shkurtohen

sikur ndërvete të ishin ne garë.

Aromën erëkëndëshme të blirëve

me nge e përhapë një puhi

e qytezën e zhurmshme të ditës

e mbështjell e natës qetësi.

Lumi i kthjellët i Llapit

në këtë natë është përflakur nga hëna,

ngjan në flokë të krehur mirë të një zane

e nga dorë piktori janë lyer me këna.

Gjerësa nga parku, një gjinkallë

me mallëngjim dëgjohet tek gumëzhinë,

brenda zë i ëmbël i radios

me ëmbëlsi mbushë shtëpinë.

Nata tani gjithkund ka ra

në qiell duket pak yje ka,

hëna nganjëherë fare nuk duket

plepi ngapak nga era lëkundet.

Dritat e neonit skaj rrugëve shëndrijnë

njerëzit nëpër shtëpi trupin shtrijnë,

trupin e lodhur, që të pushojë

që përsëri nesër të punojë, të jetojë.

Pa ninulë, vellezërit dhe motrat

në shtretër, si qengja flenë

e në natyrë rreze e argjendët

vazhdon ta mbushë dhenë!

Puthitë petalet edhe sonte, i qetë ti trëndafil,

mbush me aromë kopshtijet dhe ti or zambak,

se nesër na pret ditë e re, do t’ndriçojë dielli kandil

e do t’lulëzojmë me ju, S’DUAM TË PLAKEMI EDHE PAK!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT