Kishte përvjelur këmbët deri te gjuri,
lante tesha skaj një lumi.
Babai i saj nën hijen e lisit,
me shokë të bardhë për midisi,
plisin në kokë, mbajtur në një anë,
duhan pinte pa ia ndal,
pushkën në degë verri e kishte varë.
Vajza e bukur, veç punonte,
lante tesha, zjarrit dru i shtonte.
Bandilli në shpat mali e vështronte,
këmbët i rrëshqisnin, mezi qëndronte,
zemra të rrahurat ia shpejtonte.
Këmba e djathtë seç i rrëshqiti,
shkoi zvarrë deri te lisi.
Babai i vajzës, kur e pa,
vrenjti vetullat dhe i tha:
“Ç’po kërkon këtu, o budalla?”
“Që për besë më humbi qingji,
i lashë delet aty përmbi,
te një prrua ujë duke pi.”
Një krismë pushke më lart u dëgjua,
u trembën të tre dhe mbetën hutuar.
Dy burrat hypën malit për të shikuar,
ikën shpatit,nuk u kthyen më.
S’dihet çfarë ndodhi, as çka u bë.
Pas dy ditësh lajmi u shpërnda:
plaku rëndë i plagosur,
djalin e kishin vra…
