Asnjëherë nuk e kam menduar
Se do të vij dita
Që për ty do presim e do të përcjellim
Turma të tëra njerëzish
Ditë më parë të thashë
Se për piknikun që kishim paraparë
Të gjitha i kisha përgatitur
Edhe kazanin e trashë
Që Do e varim mbi zjarr
Do ta realizonim planin tonë
(Do të gatuanim gjellën e parapëlqyer
Siç gatuhej njëherë e një mot
Në dhomën e oxhakut)
Kot u dakorduam
Sa dhembje që më nuk u pamë
Ndodhi ashtu siç ndodhi
Tashmë përherë u ndamë
Hije e pritjes
Do të zgjatet e stërgjatet
Të gjitha gjërat kanë një fund
Ti gjete qetësinë tënde
Dikur edhe unë
Do ta gjej timen
Bashkë më nuk vemi
Dot jo askund
