Faleminderit o e bukura jetë
Me mua u tregove gjithmonë e vërtetë
Unë të qëndrova e fortë e besnike
Ti nga nevoja, kurrë nuk më ike.
Besnike, të qëndrova gjithmonë pranë
Në diell e stuhi kur të tjerët më lanë
Në heshtje e dhimbje, në ditë të vështira
Ti më mbajte gjallë për ditë më të mira.
Jo, asnjëhere o jetë s’të tradhëtova
Falë dritës tënde kurrë s’u dorëzova
Faleminderit jetë që më fal shumë dashuri
Duke dashur veten time, të dua edhe ty.
