Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-Shelgu i Kujtesës

Enver Sahiti-Shelgu i Kujtesës

Shelgu i Kujtesës
( Ripostim)
Kudo ku preket kujtesa, kultura dhe shpirti i një vendi, dhimbja flet një gjuhë të njëjtë.
Shelgu i Budrikë e Epërme , te çeshmja, nuk ishte vetëm pemë.
Ishte pasuri kulturore e gjallë, aset i heshtur i identitetit, një radhë dëshmitare e historisë së fshatit: kush erdhi, kush iku, kush u ndal të freskohej, kush u rrit nën hijen e tij.
Kur hiqet një shelg i tillë:
nuk pritet dru,
pritet koha,
pritet kujtesa kolektive,
pritet dinjiteti i trashëgimisë.
Interesat e ngushta gjithmonë e kanë frikë hijen —
sepse hija nuk blihet,
nuk shitet,
dhe nuk fshihet në letra.
Poezia 1.
Shelgu i Çeshmës
Te çeshmja e vjetër
rrinte një shelgu plak,
mbi një shekull rrënjë
i kishte në këtë tokë,
me degë që falnin hije
për kalimtarë e fëmijë,
dëshmitar i heshtur
i kohëve që s’kthehen më.

Aty pushonte lodhja,
aty ndalej fjala,
uji i ftohtë rridhte
si lutje e pastër,
e shelgu, me gjethe
si duar të hapura,
bekonte ditët e thjeshta
të atyre njerëzve.

Por erdhi dora e ftohtë
e interesit të ngushtë,
pa sy për rrënjë,
pa vesh për kujtesë,
dhe ra shelgu —
jo nga stuhia,
por nga lakmia
që s’njeh shekuj.

Ra një histori,
jo vetëm një pemë,
ra hija e fëmijërisë
dhe e pleqërisë bashkë,
te çeshmja mbeti uji,
por mungon shpirti që e ruante.

Qan toka nën trungun e prerë,
qan çeshmja në heshtjen e saj,
se kur priten rrënjët e kujtesës,
edhe e nesërmja mbetet pa hije.
Poezija 2
Mos qaj, zemër
Mos qaj, zemër,
se toka ende mban kujtesë,
edhe kur dora e padrejtë pret,
rrënjët flasin nën dhe
dhe uji i çeshmës s’harroi emra.

Shelgu ra, po hija e tij s’u vra,
ajo endet në mëngjese,
në hapat që ndalen aty ku ishte,
në fjalën tënde që e mbron.

Mos qaj, zemër —
se çdo lot që bie mbi dhe
bëhet lutje,
dhe lutjet, një ditë,
rriten prapë si pemë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT