Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritDorina Avdurramani-SHIJA E HIDHUR

Dorina Avdurramani-SHIJA E HIDHUR

Shijen e hidhur mbi buzë e lam,
u grindëm aq shume sa s’dimë ku përfunduam,
pas zënkave të shpeshta,jo më s’u pamë
me vete tham:Sa mirë shpëtuam!

Egon e sistëm në pjatë të argjentë,
i hodhëm benzin hirit që zjarri të ndizej,
nga majat e gjuhës,lëshuam fjalët shigjet,
dhunshëm shkëputëm buzët,që puthja të prishej.

Ishin këto fjalët:Sa mirë shpëtuam,
mallin e mbuluam me qymyr të zi,
mes heshtjes dhe vetmis,të dy u rehatuam,
u deshëm aq shumë në këtë botë,unë dhe ti!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT