Krejt ardhjet t’i kam lazdru mbrëmë
Natës mos me ia prek dritën
Janë lidh mbrëmë edhe fijet ma t’vogla që këputë inati mëngjesit
Me u pajtu pas ikjes mbrëmjes
T’i kam lazdru edhe sytë e lodhur prej rrugës që nuk u sos
Kur ti fole gjunjëve veç me mbërri
Si nizan i fundit i pragut tim
Mbulu prej flokut që rritën brengat
Mbledhur krahët kur ti nuk erdhe
Krejt faljet t’i kam lazdru mbrëmë
Me i varr të humbur
Kurrë mos me u ngjallë ikjet…