Monday, February 23, 2026
BallinaVitrina e libritHatip Hulaj-RRËFIMI I MIKUT

Hatip Hulaj-RRËFIMI I MIKUT

LAKMIA

Pashë një ëndërr tē bukur,
dikur në të ëmblën rini,
një kopsht me lule e trëndafila,
dukej si parajsë e kësaj bote,
mahnitës për bukuri .

U solla rreth e rrotull,
u deha nga magjia,
doja ta këpusja më të bukurën,
me ngacmonte lakmia.

Aromë e ëmbël,
petale ngjyrash të ndryshme,
të tërhiqnin me një magji
që brenda thellë të hyje.

Ishte një plak mjekërbardhë
që me kujdes e ruante,
më tha :”Hyr brenda nëse do ,
lulen më të bukur këpute.

Kujdes se egziston një rregull,
vetëm një drejtim i bie kopshtit,
prapa s’mund të kthehesh ,
më të bukurën lule ke për ta zgjedhur.

Hyra brenda – çfarë mrekulli !
“Po ec edhe pak më andej ,
të gjëjë atë që shkëlqen bukuri”,
mendoja ndoshta andej ka fundi,
do ta gjej lulen dashuri.

Dhe mbërrita në fund,
mbeta duarbosh,
më e mira kishte qenë ajo nē mes,
por s’kisha të drejtë të kthehesha pas.

Në fund të kopshtit më priti plaku:
“Kështu është jeta, o djalë i ri,
kush lakmon shumë, i ik fati.
plaket i vetmuar,tretet nga maraku.”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT