Friday, March 6, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Rexhvelaj-Kam me të lanë nji ditë

Mimoza Rexhvelaj-Kam me të lanë nji ditë

Kam me të lanë tha nji ditë
e puthjen teme s’ke me gjet ma,
as sytë që t’shohin si dritë
as buzët që etja i mban gjallë.

Kam me të harrue nji ditë,
nuk kam me kenë ma zgjimi jot
as lutja që lutet në shpirt
as loti i mallit që s’e ndala dot.

Kam me ta lanë nji ditë tek pragu
Dashnin teme t’ çmendun në ty
Atëherë ke me pa vetveten djegun mallit
tuj lypë me u fikë në shpirt e në sy.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT