Një lajm i rëndësishëm për futbollin kosovar është bërë publik, pasi futbollisti i ri Veldin Hoxha ka vendosur të përfaqësojë Kombëtarja e Kosovës në futboll, duke refuzuar mundësinë për të luajtur për përfaqësueset e Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Hoxha është rritur dhe formuar si futbollist në Kroaci dhe madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te përfaqësuesja kroate U21. Megjithatë, ai ka vendosur që në nivelin e seniorëve ta veshë fanellën e Kosovës, duke theksuar lidhjen me rrënjët dhe origjinën e tij.
Lajmi është përshëndetur edhe nga presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, i cili përmes një postimi publik ka vlerësuar këtë vendim të futbollistit.
Postimi i plotë i Agim Ademit
Veldini u rrit dhe u formua në Kroaci, në një shtet që i dha mundësi të zhvillohej si futbollist. Por, pavarësisht jetës dhe suksesit në Kroaci, ai kurrë nuk i harroi rrënjët e veta, Kosovën.
Në rrugën e tij si futbollist i ri, Hoxha kishte mundësi të zgjidhte. Dyert ishin të hapura edhe për përfaqësimin e Kroacisë apo Bosnjës. Ishte kapiten i Kroacisë për U21.
Për shumëkënd kjo do të ishte zgjedhje e lehtë, sepse mund të sillte më shumë komoditet dhe siguri në karrierë. Por për të, futbolli nuk ishte vetëm karrierë, ishte edhe identitet.
Ai zgjodhi zemrën.
Ai refuzoi mundësitë tjera dhe vendosi ta veshë fanellën e Kosovës. Një vendim që nuk matet me kontrata apo statistika, por me ndjenjë dhe përkatësi.
Sepse për shumë shqiptarë që jetojnë jashtë, Kosova nuk është vetëm një vend në hartë, është kujtesë familjare, histori sakrifice dhe një lidhje që nuk këputet kurrë.
Historia e Veldin Hoxhës është edhe një mesazh i fuqishëm për shtetin dhe shoqërinë tonë, na kujton një të vërtetë të thjeshtë: Mund të jetosh në Kroaci, Gjermani apo kudo në botë, por kur rrënjët i ke në Kosovë, zemra gjithmonë të kthen aty.
