Monday, March 9, 2026
BallinaVitrina e libritMigjeni-Dhe Pranvera Erdhi

Migjeni-Dhe Pranvera Erdhi

-pranvera erdhi…
Neper ftyrat tona rreshqiti nje gezim
dhe nder zemra tona ngriti nje fole,
e nje jete e bukur e nje jete e re,
me deshira te shumta, po buzeqesh ne lulezim.

…Dhe dallendyshja erdhi…
Si shpirt n ekstaze, ne hovin e shejt u shtri
me qiellin rroket, me diellin puthet,
dridhen krahet ne hare~ mandej poshte versulet
tue dhurue me cicerim pershendetje nje mije.

…Dhe vesa shkelqen…
Ne nje pike t argjendt pasqyrohet jeta,
terheqese si andrra dhe si vizatimi
nder oret e hyjzimit, kur shperthen agimi
e rrezet e arta rreshqasin nder fleta.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT