Në autostradën Prizren-Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident, ku shoferi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar.
Vetaksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, i cili ka thënë se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Autostradë, km 45, afër Duhles ka ndodhur vetaksident, një automjet i përfshirë, një person ka kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e aksidentit. Njësitet për menaxhim dhe kontroll të autostradës po e trajtojnë rastin”, ka thënë Hoxha.
