Wednesday, March 11, 2026
BallinaVitrina e libritMinire Rukovci Hyseni-Atdhe!

Minire Rukovci Hyseni-Atdhe!

Të deshta si dita rrezën e diellit,
Si nata dritën e hënës,
Si arat ujin e shiut,
Si foshnja gjirin e nënës.

Përse rënkon, atdhe?
Të pyeta një ditë.
Robëria më shkakton plagë,
S’më lë të shoh dritë.

E unë, biri yt,
Nga robëria të çlirova.
Për ty e dhashë jetën,
Për ty u flijova.

A thua do të thoni: “Ndjesë pastë!”
O ju njerëzit e mi,
Kur fëmijët në këto troje,
Të rriten në liri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT