Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Lazaj-Mos u dorëzo, Mimoza!

Mimoza Lazaj-Mos u dorëzo, Mimoza!

Mos u dorëzo nëse lodhesh,
jepi forcë vetes
dhe, duke shpresuar, jeto.

Dhe nëse problemet
të mblidhen një e nga një,
mendo me qetësi
dhe pastaj vepro.

Foli vetes siç i ke folur gjithmonë,
me qetësi dhe me forcën
që të karakterizon.

Mbyll sytë dhe mendo
më të mirën.

Dhe kur gjendja rëndohet
dhe s’ke rrugëdalje,
dhe nëse njerëzit e afërt
të tradhtojnë,

as atëherë mos u dorëzo.

Merr frymë thellë,
shtrëngo dhëmbët fort
dhe luaneshën në sy ua trego.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT