Wednesday, March 18, 2026
BallinaVitrina e libritRuzhdi H. Gashi-MALËSORI

Ruzhdi H. Gashi-MALËSORI

Ai është aty ku shkrepin rrufetë
Një gur ka në zemër dhembjen e nënshtron
E ka zbutur koha shpesh del në qytet
Si luan nga grilat reklamat vrojton

I mungojnë lisat dimrat e ashpër
Krojet shtojzovallet ndoshta i mungojnë
Reliktin e vdekjes qefinin e pastër
Muzeut ia ka lënë turistët e kundrojnë

Dikur matej me lisat me majat me borë
Orteqet sfidonte me gunën e gjatë
Si gjymtyrë të tretë dhe një pushkë në dorë
Befas për të hyrë bujshëm në baladë

Herë si shkëmb i gjallë herë dinak në pritë
Një shirit të zi vrasës kanunor
Për t’u bërë muranë duhej sakrificë
Malet ia diktonin vetë fundin mizor

Ngujimet gjakmarrja sinonim i jetës
Përjetim i tij s’ka qenë plazhi deti
Jetën peng përherë fjalës edhe Besës
Diku bënin vdekjen…thotë në varg poeti

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT