Mozaik të blertë
në shtratin e shpirtit shtron
e kundron qiellin me yje
kur prehërit tënd bien.
Frymon buzëve të prushta të diellit,
çelin sythet, bisqet, lulet
e borën shkrin.
Përqafuar blerimin
hap shtigjet lumenjve,
e ujëvarave lahesh;
lëndinave derdh artin tënd,
gjaku të vlon dejesh.
Si në atdhe ti s’çel askund,
me ninulla gjijve të hanës rritesh,
në shtrat të detit përkundesh,
ndjell zogjtë tuj t’ këndu,
bjeshkësh parfumon zanat, krojeve,
e dëshirash përpëlitesh.
Të dua;
por lulet e tua mos m’i shkund, në të tjera vende.
