Wednesday, March 18, 2026
BallinaVitrina e libritDorina Avdurramani-BOTA NË DASHURI

Dorina Avdurramani-BOTA NË DASHURI

Ka bërë dashuri bota,vite të shkuar,
ku u ngatërrua i verbëri dhe pasaniku,
mbi trup dhe zemër ndjenjat ngatërruar,
harruan mirësjelljen,respektin e një miku.

Ka bërë dashuri bota,ku asnjë nuk dinte,
nga një puthje e dhënë,tinëz,shkarazi,
dridhej shpirti,drejt teje, tek vinte,
hidhnuar cdo ditë jeta,pasuar orë radhazi.

Po,po herët bota ka bërë dashuri,
akoma,ende,pa lindur njerëzimi,
sot në këtë epok,mësuam unë dhe ti,
nuk ka më ndjenja,por thjesht,interesimi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT