Tuesday, March 17, 2026
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-E ëmbla e hidhur dashuri

Arjana Fetahu Gaba-E ëmbla e hidhur dashuri

E ëmbla e hidhur dashuri,
Me gjysma hëne,
Me diell e shi,
Herë me zë bilbilash,
Herë me sinfoni,
Sa herë më zu bora,
E dot nuk u shkri.

E ëmbla e hidhur dashuri,
Shpesh ngrita fole,
Pa derë e çati,
Herë më ngjitje lart sikur me magji,
Dhe më ke treguar,
Se ku Zoti rri,
Dhe prap humbisja rrugën,
Kur vija tek ti.

E ëmbla e hidhur dashuri,
Sa herë më pikon lot,
E ndez një qiri,
Sa herë më çel buza,
Besoj tEek ti,
Sa herë dua të iki,
Aq herë dua të rri.

E ëmbla e hidhur dashuri,
Me yje të ftohtë,
Me diell në gji,
Me krahë pëllumbash,
Të vrarë në stuhi,
Me shpresën e bardhë,
Tek shkojnë,
Në liri.

E ëmbla e hidhur dashuri..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT