Ka disa ditë në qytet bie shi
Si zemra kur qan nga pikëllimi
Nga ky shi dita duket e ngratë
Athua pse i lindi zemërimi
Ka disa ditë bie shi qetë-qetë
Mbi rrugë, mbi gjethe e mbi çati
Zemra i dëgjon pa reshtur mërzitë
Si xhamave që përplas tingujt e tij
Pas disa ditësh shiu zbuti zemërimin
Ja rrezja ditës i paska çel syrin
Ditën e ngartë një diell e mrekullon
Si zemrën e pikëlluar që dashuria e mban!
