Tuesday, March 17, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-TAKOVA NJË BUKUROSHE

Murtez Asllani-TAKOVA NJË BUKUROSHE

Një vajzë të bukur,
n’lulishte e takova,
Mirjetën shtathollë
shumë e adhurova.

Kishte zë të ëmbël
fytyrën sikur hëna,
me buzët si qershi
e kishte lindur nëna!

Fjalët kur i fliste
ma shtonin dashurinë,
kur e përqafoja
gjeja lumturinë.

Ishte sikur flutur
dhe ecte bukur,
vetullat si hark
u dashuruam në park.

Fustanin e bukur
dhe sytë e zi,
të gjitha shoqet
ia kanë lakmi.

Me flokë të prera
dhe belin e hollë,
faqet e kuqe
si e ëmbla mollë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT