Wednesday, March 18, 2026
BallinaVitrina e libritMarigona Kelmendi-Udhëtim

Marigona Kelmendi-Udhëtim

Nga sytë këmbët Babë
Kur më zë trishtimi
Frymë të mbush mushkëritë
Derisa era m’i merr ëndrrat
I vërvitë relievit të jetës
Tek uturijnë gjamët
Fryj ndonjë fjalë drejt malit
Atje ku ulërijnë ujqër të uritur
Matanë gurit të gjakut Babë
Ku uji ishte ujë e buka bukë
E mban mend kroin
Ku shuanim etjen
Derisa ma mësoje hartën e atdheut
Po Babë pranë përroit
Pinim ujë toke
Ujë babë ujë atdheu
Sa mall
Tek ti duhet të shkruhet shqip
S’ka sesi
Derisa një tingull shqip më zgjon ageve
Dhe deh një dorë kujtimesh
Babë largoma errësirën
Dritën ta kam dritë
Babë
Se nata kurrë nuk po më bëhet ditë

Golumja jote

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT