Wednesday, March 18, 2026
BallinaKulturëLoris Qose dhe Flutur Hoxholli Dy yje në të njëjtin qiell.

Loris Qose dhe Flutur Hoxholli Dy yje në të njëjtin qiell.

Shkruan Nertila Meta

Përgjatë ditëve që kemi kaluar jemi njohur të gjithë me suksesin e madh të nxënësit Loris Qose dhe mësueses së tij të matematikës Flutur Hoxholli.Të dy me vullnetin dhe dëshirën e dijes fluturuan dhe shkëlqyen në Amerikë,rezonanca e tyre meritoi medalje dhe dija i dha vendin e parë,mëse të merituar.

Deri këtu duket se çdo gjë është fjollë,por nuk është kështu siç duket.

Sukseset në të tilla olimpiada janë kosto më vete,nuk bëhet fjalë për një pagë,një vit apo një medalje,por diskutohet një talent,një “Gjeni”i cili po rritet në kushtet më të vështira të mundshme.Çdo gjë kërkon kushte të piqet e rasti ynë nuk bën përjashtim.Zysh Flutura që mendoj se është ‘Nderi i Kombit’ ka punuar në mënyrë profesionale në mohim të kohës dhe vetes së saj,vetëm e vetëm që Lorisi të arrinte atje ku arriti.

Shteti Shqipëtar ka 52 organizata(OJF) ndërkombëtare të cilat kooperojnë për të drejtat e fëmijëve,të cilat nuk patën asnjëherë kohën,kortezinë të shihnin vendin dhe lagjen ku jeton e mëson Lorisi.Nuk denjuan as të lexonin për së largu nevojat bazike që ka një fëmijë 14 vjeçar mbi peshën që mban në duar si fitues në botë,por si anonim në vendin e tij.

Ministria e Arsimit ka të gjithë kompetencën ligjore të jap një vlerësim monetar për të dy fituesit Zysh Flutura e para e më pas Lorisi,sepse e theksoj pa zyshë Fluturën, Lorisi nuk ecte dot drejt ekuacioneve.Edhe këtë herë Ministria zhgënjeu,së bashku me të edhe Ministria e Çështjeve Sociale,që nuk paraqiti një draft të posaçëm siç përfituan fituesit e Kosovës ku më së paku u akordua një fond prej 35 mijë euro për secilin fitues.Ndërsa tek ne gëloi harresa dhe përçmimi i një fituesi provincial.

Ne kemi edhe Observatorin për të drejtat e fëmijëve ku jo rrallë herë i kam deleguar shkresa për rastet që më janë dukur të drejta,dhe kuptohet zero përgjigje kam marrë.Institucionet tona janë fantazma me rroga partie dhe asgjë më shumë.

Avokati I Popullit nuk e di a njihet me rastin,nuk na hynë në punë puthjet nga larg televizionit, por na duhet logjika e tij profesionale si një rregullator i jetës publike dhe njëherazi të vërë në dukje peshoren e mbrojtjes kolektive.

Gjithashtu , theksoj se të gjitha mediat sociale dhe ato vizive bërën mbushjen kohore për këtë risi në vendin tonë dhe mirë bën se, ushqyen bindjen se kemi talente,por çertifikatat nuk të ndihmojnë në “Gjeni “që duan një guidë të vazhdueshme.

Më vjen keq që Lorisi do të mbetet një fitues i heshtur dhe kur ti vi mundësia do të largohet nga vendi ynë. Do të mundohem të çaj ndonjë rrugë të ligjshme për një vlerësim monetar sepse si Lorisi dhe Flutura meritojnë vëmendje të këtij momenti dhe të kësaj kohe.

Sigurisht,nuk e di nëse do të arrij gjë apo jo,por di të them se i vetmi që është përgjigjur nevojës së tyre ekonomike/bazike me aq mundësi sa ka patur ka qenë institucioni lokal/vendor i Cërrikut që besoi Lorisin e Fluturën që në nisjen e tyre si konkurrent,dhe kjo gjë duhet vlerësuar.

Pas gjithë kësaj panorame ndihem e zhgënjyer sesi talentet në vendin tonë zhduken ose largohen. Zhvlerësimi që po i bëhet dijes,edhe kur ajo fiton ndërkombëtarisht është e frikshme,është e turpshme….

Në këtë vit akademik në Shqipëri nuk ka student për shkencat e natyrës,dega fizikë,pra ne nuk jemi më shteti i armatës së mësuesve….

Që mos të vi më pyetja pse po boshatiset vendi,përgjigjen e japin institucionet të parat,që në vend të reagojnë,por flen gjumë madje rëndshëm.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT