Thursday, March 19, 2026
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-KËMISHA E BUZËQESHJËS TËNDE

Elvira Zeneli-KËMISHA E BUZËQESHJËS TËNDE

Këtë mbrëmje
vesha këmishën e buzëqeshjes tēnde.
Jo çdo “e dashur” di
të qepë trille kaq të brishta mbi një zemër.

Ajo u shqep ngadalë
dhe prej saj doli trupi im,
i fshehur aty brenda prej kohësh,
si një mendim që kërkon të bëhet frymë.

Ti nuk më bëre dot të qesh
sado u përpoqe këtë mbrëmje;
kurrë s’kisha veshur një këmishë kaq të rëndë,
as një heshtje kaq të thellë sa e jotja.

Sepse dashuria, ndoshta,
është vetëm një mënyrë për t’u zbuluar
para shpirtit të tjetrit,
pa frikë nga nata që na rrethon.

Dhe në errësirën që mbeti mes nesh
pashë një dritë të vogël në sytë e tu;
e vesha sërish buzëqeshjen tënde mbi lëkurë,
si një përqafim që më mëson çdo natë të rilind.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT