Lojtari më i mirë i ndeshjes dhe golashënuesi i vetëm i sfidës ndërmjet PSG dhe Real Madrid, Kylian Mbappe pas mbarimit të ndeshjes është prononcuar për media duke folur rreth sfidës së sotme dhe rreth të ardhmes së tij,
Mbappe realizoi në minutat e fundit golin e vetëm të sfidës dhe të fitores për skuadrën e PSG e cila shkon paksa më e favorizuar tani në ‘Santiago Bernabeu’ për ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet me 9 mars.
Mbappe pas duelit tha: ”Kam thënë që do jap më të mirën dhe më u deshtë ta dëshmoi këtë. E bëra herën e parë, tani duhet ta tregojë këtë edhe në Bernabeu”.
Kurse kur u pyet për të ardhmen e tij ai tha: ”Ne po flasim rreth PSG dhe Real Madrid, dy skuadra të mëdha por unë jam lojtar i PSG dhe jam shumë i lumtur”.
Yllit francez i skadon kontrata në qershor të këtij viti dhe është një ndër lojtarët më të përfolur për një kalim të mundshëm në Real Madrid.