Autor: prof. Sadik Kryeziu
M.Sc. Miftar Tërshnjaku
Dr. Nuredin Mestani dhe Dr. Hajrip Mehmeti janë dy figura të ndritshme të shkencës bashkëkohore. Ata ishin dhe janë dy kolosë të vërtetë e të ndritshëm përgjatë kësaj kohe, të cilët kanë lënë gjurmë që nuk fshihen nga koha. Për më shumë se 40 vjet, ata jo vetëm që kanë mbajtur ligjërata në auditorë, por kanë ndërtuar themele shkencore për breza të tërë specialistësh, kanë edukuar dhe ndriçuar mendje, dhe kanë krijuar standarde që vazhdojnë të ndikojnë në shoqëri sot dhe nesër.
Si bijt e Opojës -shqiptar të Kosovës, ata përfaqësojnë krenarinë dhe nderin e një kombi, duke kombinuar dijen, punën praktike dhe humanizmin në një mënyrë që rrallë shihet te kësi persona shkencorë në Europë.
Në fushën e zootechnikës dhe përmirësimit të racave, kontributi i tyre është i pakrahasueshëm dhe i matshëm. Ata kanë punuar me racat autoktone vendore – si raca busha e Kosovës – duke përdorur metoda të zgjedhjes profesionale dhe kryqzimit me simental dhe frizian të vendeve europiane (Holandës, Zvicrës, Danimarkës etj.) për të krijuar laramane të zinj dhe të kuq të Kosovës, me qëllim rritjen e kapacitetit prodhues dhe cilësisë së qumështit. Për dekada të tëra, ata kanë qenë komisionerë vlerësues në panaire dhe seleksionime, duke vendosur standarde për lopët qumështore dhe kuajt, një detyrë që në shumë vende evropiane kryhet nga ekipe të punonjësve shkencorë të institucioneve shtetërore.
Kur krahasohen me praktikën evropiane dhe botërore, ata qëndrojnë në të njëjtin nivel dhe përplot dinjitet: ndërsa në vendet e zhvilluara përmirësimi racor bëhet nga laboratore dhe qendra kërkimore, Dr. Mestani dhe Dr. Mehmeti kanë arritur të bëjnë të njëjtën gjë në kushte shumë më të vështira se në vende evropiane, me mjete të kufizuara dhe sfida të mëdha, duke treguar përkushtim dhe vizion të jashtëzakonshëm, të pa trembur deri në realizim të qëllimeve. Ishin dinjitozë në punën e tyre shkencore.

Puna e tyre nuk ka qenë vetëm ligjërimi. Në kohë sfidash shoqërore, ata kanë dhënë fjalë miradije për paqe dhe drejtësi në proceset e pajtimit të gjaqeve, duke u bërë urë lidhëse mes njerëzve dhe komuniteteve. Me gjykimin e tyre kanë tharë lotët e dhimbjes dhe kanë rritur buzëqeshjen e gëzimit. Me racat qumështore të lopëve, përmes donacioneve dhe fondeve nga partnerë të huaj, ata kanë ndihmuar familje në nevojë, duke kthyer dijen dhe punën shkencore në akt humanizmi.
Në krahasim me zooteknikët shkencorë historikë nëpër botë, puna e tyre qëndron e barabartë me arritjet e shkencëtarëve botërorë: Bakewell-it në Angli apo Lush-it në SHBA, dhe me institucionet moderne evropiane të përmirësimit racor. Ata kanë bërë të njëjtën gjë me përkushtim, pa strukturat e mëdha, duke treguar fuqinë e vullnetit dhe profesionalizmit të pastër.
Epitetet që mund t’i përshkruajnë tek dy pishtarët e shkencës janë:
• Shtylla të dijes shkencore në blegtori-zootekni
• Shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit
• Standard i vlerësimit të kafshëve dhe kapaciteteve prodhuese
• Urtësi dhe dinjitet, fjalë paqeje në kohë sfidash
• Humanistë që kthyen dijen në akt shërbimi për kombin
Ata nuk janë vetëm dy emra; ata janë dy shtylla pune, përplot sakrificë, në dritë pune dhe trashëgimi.
Në historinë e kombit shqiptar dhe të shkencës së blegtorisë, ata qëndrojnë si dy kolosë gjigantë të shkencës, dijes dhe humanizmit njerëzor.
Urojmë të kenë shëndet dhe jetë të gjatë. Suksese
