Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e librit…"Nje foto..nje shpirt i humbur.. nje dashuri e kerkuar…!!!"- Pirro Minella Millona

…”Nje foto..nje shpirt i humbur.. nje dashuri e kerkuar…!!!”- Pirro Minella Millona

….Duke shfletuar albumin e kujtimeve, diku u ndal gjate ne nje foto te hershme.
Ishte Ai, qe i solli ato dritherimat e para te dashurise pasionante, ate dashuri, qe cdo dite merrte jete, ushqehej me shpirterat e tyre. Por sot, ahh….vetem kjo foto ka mbetur.
Nje shpirt i humbur, zor se flet, nuk ka me jete nuk ka me gjalleri, eshte i vdekur. Nga fotoja ata sy te tij tregonin besim tek ajo, kishin garancine te atyre syve qe shprehnin aq shume.
Po ajo e ndjen shikimin e tij qe e perfshijne ate komplet e mbeshtellin me ngrohtesine e tyre.
Po Ai gjithmone e priste atje tek kreu i rruges se tyre me nje trendafil ne doren, qe i dridhej pak.
Por sot larg prej saj nuk pret me ate aromen e saj, qe e donte aq shume, qe e puthte pikerisht aty ne gushe ku grumbullohej tere nektari i saj.
Sot rreth tij nuk ka kuptim asgje, asgje nuk leviz, cdo gje eshte vyshkur. Edhe ajri nuk eshte me i lehte, nuk perkeledh me fytyren e saj eshte teper i rende, deshperues.
Kthen koken per rreth mos valle foli me ze te larte:
-Ti je i imi -peshperiste ajo ne kraharorin e tij dhe Ai i perkeledhte perseri floket dhe perseri e puthte me afsh.
Fjalet e tij duken te nje te cmenduri, po ai e dashuron fort ate. Shikimi i tij perpin cdo gje ai pret ate dhe nga larg bie ne sy trendafili i bardhe ne doren e tij qe e kerkon.
Kjo eshte historia e tyre e dashurise, asgje nuk e pengon dot te lulezoje ajo te rritet te marre jete nga shpirterat e tyre.
-Merr doren time -belbezonte ajo-me premto si dikur se cdo gje do te shkoje mire si atehere ne netet e bardha plot hene, kur shijonin mjaltin e dashurise.
-Me mbaj fort, ngjitur teje ashtu puthitur te dy trupat akoma endrroj.
Hap syte dhe veshtron, jo nuk di te dashuroj me si atehere, jam e lodhur. Dashuria jote me cmendi.
-Te lutem mjaf, me mjaft
…..Por pendohet perseri ne rrembat e saj rrembyshem kalon perseri ajo dashuri. Do desha gjithe kete sikur tere arin te te afroja, per kete dashuri. Edhe sikur te mos te te interesonte pasuria ime ari vezullues, mos harro jam aty ulur tek porta do te jem duke te pritur si atehere Ty..

… “Ta puth pakez “Zogezen ” si dikur. Ajo qeshi dhe une e putha “Zogezen”, perseri si dikur…!!!”

….E kishim lene, me ardhjen ne Tirane nje dite te bukur te takoheshim.
E prita me mall, shoqen e vegjelise. Edhe sot po aq e bukur si atehere.
Mos valle ndroi portretin e tanishem dhe veshi perseri portretin e vegjelise tone te perbashket??!!
Sa mall, sa perqafime u puthem perseri ne faqe. Pas afro nje gjysem shekulli, tere kujtimet tona rrodhen po aq te fresketa si atehere. Ne nje moment e pashe ne sy dhe i thashe duke qeshur:
-Ma lejo ta puth pak perseri ate “Zogezen” si dikur, ne ate moshe te njome.
Qeshi aq forte sa shume kliente te rregullte te lokalit kthyen koken dhe besoj menduan.
Po “shkallon” mosha e tyre”.
Po miqte e mi te rinj, ja qe edhe mosha jone ka te drejte te “shkalloje” me raste….
Ishim ne fillore dhe nje mbasdite u shfaqen ne klasen tone, ekipi shendetsor, per te na bere vaksinen, ne krah.
Une isha pergatitur nga nenokja ime, qe do te beja “Zogezen” ne krah, qe do me shoqeronte tere jeten time. Nje e nga nje me rradhe ngriheshim shkonim ne katedren e mesuesit, xhvishnin ata krahe te vegjel te holle dhe te njome si te harabelit.
Mbylla syte dhe nje “cak”, me shpoi ne krahun tim te majte. Me dhembi pak, por u bera “trim” se ne krah te kisha ty mikesha ime, ti shoqja ime e bankes. Me vinte zor se duhej te tregohesha “burre”.
Te erdhi rradha edhe ty. Mbylle fort syte dhe kafshove buzen sa e bere gjak.
-Me shendet- te tha infermerja, ule mengen dhe u ule perseri ne bange me mua. Ishte fund jave. Por ti mungove dy ditet e para te fillimit te javes tjeter. Vaksina te kishte dhene efekt ne rritjen e temperatures. Mbaj mend kur erdhe ne shkolle, u takuam, une te pyeta:
-Si je tani.
-Me mire- u pergjigje.
Kur u ulem ne bange dhe prisnim fillimit e ores se mesimit une me ze te ulet te thashe:
-Te dhemb “Zogeza” ne krah?
-Po- u pergjigje – me ze te ulet.
Atehere une te thaseh me ze lutes:
-Ma lere ta puth une “Zogezen” tende te te ike dhembja.
Nuk ma bere fjalen dysh dhe perveshe krahun imcak, e perveshe deri tek shenja ne te majten tende.
Une vura buzet e mia te njoma ta putha dhe pastaj te thashe:
-Ta mora une dhembjen- dhe te pashe ne syte e ty, me syte e pafajshem qe i kisha.
Dhe ja sot perballe perseri te them:
-Mikja ime ma lere ta puth perseri “Zogezen” e vogel ne krahuin e majte.
……Ti qeshe me te madhe dhe tamam si dikur, perveshe mengen dhe zbulove krahun me shenjen e “Zogezes” qe ishte zmadhuar, por ishte perseri i bukur.
Une u perkula dhe perseri e putha, por e putha me gjate duke afruar vitet e kaluara, per afro gjysem shekulli…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT