Policia dhe Prokuroria pritet të dalin në konferencë me detaje për aksionin e zhvilluar sot në fshatin Shirokë të Suharekës.
Gazeta Metro raportoi sot ekskluzivisht për aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në fshatin Shirokë të Suharekës, ku zbuloi laborator droge.
Gjatë persona janë arrestuar nga Policia sot në Suharekë, ku është zbuluar një laborator i kultivimit të substancave narkotike.
Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se gjashtë persona kanë përfunduar në pranga.
Gjithashtu mësohet se vlera e substancave narkotike kalon vlerën mbi 1 milionë euro.
Policia dhe Prokuroria pas pak do të dalin në konferencë me detaje për aksionin e zhvilluar.