Ulur pranë dritares
shikoj diellin e artë
ku mbet sykaltroshja
dashuria ime e zjarrtë?!
Zemra ime rrah për ty
ishe lule mbi lulet tjera
sa duheshim ne të dy
veçmas kur vinte vera.
Lotët më rrjedhin si gurrë
e sytë më janë verbuar
ishe si zanë e malit
s’po mundem për t’harruar.
Aroma jote erë trëndafili
në pranverë kur lulëzon,
tash ma lëndove zemrën
sa shpejt po më harron.
Tash po jetoj i mërzitur
si mëngjesi pa dritë e diell,
vuajtjet më shtohen çdo ditë
kam mbetur si yll i vetëm në qiell.
Shiu që pikon tek dritarja
m’i kujton ledhatimet tona,
digjem si druri i thatë
shkrihem si qiriri në orët e vona.
