Mami, a lodhesh ndonjëherë?
Po… por nuk ta tregoj.
Pse?
Sepse dua të të shoh gjithmonë të buzëqeshur.
Mami, a ke frikë?
Po… vetëm kur ti nuk je mirë.
Po për veten?
Për veten jam mësuar të jem e fortë.
Mami, pse më fal gjithmonë?
Sepse dashuria për ty është më e madhe se çdo gabim.
A ke ëndrra?
Po… shumicën i kam kthyer në ty.
Mami, kush jam unë për ty?
Gjithçka që kam dhe gjithçka që jam.
Po ti kush je për mua?
Nuk ka rëndësi… mjafton të jem pranë teje.
Ka diçka që nuk ma ke thënë kurrë?
Që të dua më shumë seç mund ta shpjegoj.
Mami…
Po?
Edhe unë të dua më shumë se përjetësia.
