Me erdhe në muzg porsi yll
Më dehe me aromë trëndafili,
Si hanë kastori nëpër pyll
Ngarkuar shpirtin me diell.
Në sytë e tu kaltëron qielli
Je si gjithësia që s’kërkon të mburret,
Me shpirtin në veprim sa deti
Si poezi që dy herë s’ shkruhet.
Adhuroj tokën ku t’i shkel
Me ty trolli një mrekulli,
Në Shpirtin tim pranverë ke mbjell
Ndër më e dashura dashuri!
Kisha dashtë ftyrën si bora
Zëmër dlirën që kërkon shpirti ,
Flokët kalli me i perkdhel dora
Pranë me t’pasë çdo dritë agimi.
