Friday, April 17, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-NESE DO TE QUHESH NJERI

Mimoza Maria Ajdhoni-NESE DO TE QUHESH NJERI

Nëse do të quhesh njeri,
Mos e mat zemrën me fjalë,
por me heshtjet që falin dritë,
kur nata bëhet sërish e gjallë.

Mos u ngrit mbi shpinën e tjetrit,
as mbi lotët që s’sheh askush,
se pesha e shpirtit të rëndon
dhe ndërgjegjja digjet si prush.

Nëse do të quhesh njeri,
mëso të biesh pa u thyer,
të falësh pa kërkuar kthim
dhe të duash pa u zhgënjyer.

Mos e shit të vërtetën lirë,
për duartrokitje kalimtare,
se emri yt bëhet hije
dhe shpirti mbetet pa ngjyrë fare.

Nëse do të quhesh njeri,
bëhu strehë në kohë stuhie,
një rreze e ngrohtë në dimër,
një dritë në prag të çdo shtëpie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT