Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.
Siç raporton “Vijesti”, policia është në kërkim të Vehid Muriq nga Rozhaja si të dyshuar për rastin e rëndë.
Besohet se krimi është kryer gjatë natës në një apartament me qira, transmeton Klankosova.tv.
“I dyshuari, siç beson policia, vrau tre miq, me të cilët ishte në Podgoricë duke punuar në ndërtim, pas së cilës ai iku”, njofton media malazeze.
Ndërkaq sipas policisë, dorasi dhe viktimat janë nga Rozhaja.
“Dyshohet se këtij akti kriminal i paraprinë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë nga Rozhaja”, njoftoi policia.
“Vijesti” duke iu referuar burimeve nga policia raporton se vëllezërit nga Rozhaja, Denis Hot (28) dhe Nezrin Hot (27) ishin midis të vrarëve.
Krimi nuk është i lidhur me goditjen ndaj grupeve kriminale.
