Tuesday, April 21, 2026
BallinaVitrina e libritBlerina Behari-MOS NDAL

Blerina Behari-MOS NDAL

Jepi vlerë kohës në ditë trishtimi,
medito në çaste lumturimi,
shpreso duke ëndërruar ardhmërinë,
jepi vetes vijueshmërinë dhe mundësinë.

​Kape çastin dhe bashkëudhëto me të në yjësi;
merr detajet dhe ngjyros qiellin,
aromën e jetës ndjeje në pafundësi.

​Ec, mos ndalo deri në indinirin e vlerave të palejueshme,
lejo lumturinë të prekë në limite të pashpjegueshme.

​Mos e ndal vrapin për të jetuar,
kape kohën, mendo për të shijuar,
lufto të jesh vetvetja çdo ditë;
shijo momentin, prehu te yjësitë.

​Mendo që jeta njëherë të fal,
merre, pra, nise vrullin, mos e ndal!
​Ec mbi të padukshmen pa trokitur,
reflekto, mbush shpirtin e uritur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT