Jepi vlerë kohës në ditë trishtimi,
medito në çaste lumturimi,
shpreso duke ëndërruar ardhmërinë,
jepi vetes vijueshmërinë dhe mundësinë.
Kape çastin dhe bashkëudhëto me të në yjësi;
merr detajet dhe ngjyros qiellin,
aromën e jetës ndjeje në pafundësi.
Ec, mos ndalo deri në indinirin e vlerave të palejueshme,
lejo lumturinë të prekë në limite të pashpjegueshme.
Mos e ndal vrapin për të jetuar,
kape kohën, mendo për të shijuar,
lufto të jesh vetvetja çdo ditë;
shijo momentin, prehu te yjësitë.
Mendo që jeta njëherë të fal,
merre, pra, nise vrullin, mos e ndal!
Ec mbi të padukshmen pa trokitur,
reflekto, mbush shpirtin e uritur.
