Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritJAM I PASUR- Lefter Çipa

JAM I PASUR- Lefter Çipa

Jam i pasur mbi të pasur,

Se të pasur më bën shpirti.

Nëpër tokë, në ecje zbathur,

Lart në qiell do më shihni.

Floriri nuk më ka dashur,

Se nuk jam sua zengjini.

As më vjen, as i kam vajtur,

Gjaku kurrë, bashkë s’na lidhi.

Jam i ëmbël si një engjëll,

Ndaj s’më do për mik paraja.

Kush i ka, nuk sheh më ëndërr,

Nga leku të vjen belaja.

Ndaj mbetesh pa gjak në zemër,

Se të vjen çdo ditë hataja,

Se paraja është femër

Që vret veten nga sevdaja.

Jam i fuqishëm, jam si deti,

Ndaj çdo ditë bëhem dhëndër,

Nëse floriri s’më deshi,

Atë plot e kam në zemër.

Nëse shumë venë dhe vinë,

Me avionë lart në qiell,

Unë s’e luaj kurrë selinë,

Se kam miqësi me diell.

Jam i pasur mbi të pasur,

E tërë bota imja është,

Këtu për para s’kam ardhur,

Bota e lekut mos qëntë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT