Mbi lumin Osum
Mbi lumin Osum qe rrjedh me qetesi,
Berati vezullon mbushur plot magji,
nje mbi nje dritaret si sy qe veshtrojne,
mijera histori ne heshtje tregojne.
Bardhesia e mureve ne erresire shkelqen,
piktura ne kornize shpirtin ta rremben,
kush e sheh kete pamje mbetet i pafjale,
si nje margaritar qe mbi uje ka dale.
Atje lart ne koder kalaja qendron,
mbi muret e lashte,koha ndalon
o perle e gurte,mrekulli e rralle
qendron madheshtor,monument i gjalle.
