Uji burim i jetës
që pa te s’jetohet,
me te shuan etjen,
por edhe pastrohet.
Aty ku s’ka ujë
e vështirë është jeta,
ik nga ai vend
shko në vende tjera.
Me ujë ujit lulet
dhe kopshtin e bukur,
aty kur verës
vjen e pushon një flutur.
Barin në livadhe
uji shumë e rritë,
çdo gjallesë në tokë
ujë duan çdo ditë.
Çdo gjë mbi tokë
pa ujë s’mund të jetojë,
uji është jetë
secili duhet ta çmojë.
Por ne ujin
shumë e keqpërdorim,
derdhin ujë pa masë
veçmas verës,
aspak s’ia dimë vlerën.
