E di që jam e paduruar,
Si të kem lindur shtatanike.
Më thua ti, je e bekuar,
Se dhe me kohën je unike.
S’e lë të rrjedhë si uji i lumit
Që ndan dy brigje mes për mes.
E puth si të jetë puthja e fundit,
E shtrydh si shtrydhen avujt resë.
E di që jam e paduruar,
Siç është mimoza, lule shkurti.
Më thua t’i kam dashuruar
Ata dy sy, fole baruti…
