Një ëndër pupël e lehtë,
Si vesë e freskët në mendim,
Vallëzonte e përkëdhelur,
Nënën më solli me gëzim.
Në këtë natë përallore,
Krahët hapa në fluturim,
Endra më erdhi pranë,
Buzëqeshjen Nënë më afroi si kujtim
.
I fola qetë ëndrës,
Ti mos luaj me mallin ,
Fluturo, bëhu erë e zemrës,
Nënës ti puth ballin.
Në këtë udhëtim malli,
Ti zhgënjim mos më dhuro,
Me ty do mbaj mëri,
Nënën në takim, më realizo…
