E kam frikë at’ dhomë pa ty,
mish e shpirt ku dhamë të dy;
Rri dhe pak, të them nën zà,
uli sytë, gjuhën dhambë ha,
Pse s’më flet, më thirr, më shaj,
peshën e heshtjes s’mund ta mbaj?!
Më urre, më gjuaj, shtymë,
më përqaf, më lër pa frymë….
Thirrëm veç njeherë nën za,
në mungofsha, mos thirrëm ma!
