BallinaVitrina e libritBlertë Tmava Veselaj-Në rreshta jete

Blertë Tmava Veselaj-Në rreshta jete

Nuk të gjeta në kapituj librash,
të gjeta në rreshta jete…
atëherë kur çdo gjë po tretej,
dhe një histori rilindi.

Nuk të desha në momente të lehta,
të desha kur bota ime po shembej.
Nuk po kërkoja dritë,
kërkoja një arsye
të mos më mbytej shpirti në errësirë.

Dhe ti
nuk u bëre një libër për mua,
u bëre një fillim.
Një arsye.
Një forcë.

U bëre dashuri
që koha nuk e mposht,
që largësia nuk e tremb.
U bëre frymë që mbetet.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT