BallinaVitrina e libritRabije Bytyqi-ATË NATË FJALA U ZU PENG!

Rabije Bytyqi-ATË NATË FJALA U ZU PENG!

Moti që iku,
iku si marrë,
e ç’më duhej dita,
dita me fanarë!

Dhe fjala mbeti pa krahë,
s’kishte fuqi,
se ngrohte dielli
e kapi një ditë me shi!

Atë natë, fjala u zu peng,
bota ulërinte,
shkelte histori,
dreqi ma shkeli syrin,
larg diku n’frëngji!

Dhe koha foli me zë,
fjalët unë i hëngra,
tani po t’bëj një nder,
në prag të botës tënde,
do të sjell pranverë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT