BallinaVitrina e libritAlma Gjelaj Shkoza-Për ty,pyete veten

Alma Gjelaj Shkoza-Për ty,pyete veten

Tënden zemër sonte pyete
Se çfar ty po të mungon,
E në agim pyete syrin
Çë dëshir ka të shikoj..

Pyete natën sonte,kur ajo të ngrys
Se vallë për ty dita,a do të agojë,
Ndihe sonte zemrën tënde
Rrahjet a po të punojnë..

Pyete dhe ti dashurinë
A është sërisht gjall,apo për ty më sjeton,
Se dita e neserme
Për ju mund të jetë shum vonë..

Mos më bëj të ndjehem budall
Në versjonin e dashuris,
Atëherë mos më mbyt
Kur fillova të jetojë..

E hh.. sikur ta doja veten
Kaq shum sa të dua ty,
Nuk do të isha në këtë gjëndje
Sikur tash unë jam pa ty..

Nuk po mundem të baj bllok
Por spo mundem as me të harru,
Nuk po mundem as të të humbas
Por spo mundem as të të gjejë..

Unë thjesht të dua
Pa as edhe një shpres,
Por mos më lër më të vuaj
Deri sa unë të të vdes..

Pyete dhe një herë zemrën sonte
A do të të punojë,
Shpirtin tan pyete sonte
A don të të jetojë..!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT