BallinaVitrina e libritDragusha Ndue-PREJ KOHËSH PA EMËR!

Dragusha Ndue-PREJ KOHËSH PA EMËR!

Shumë kohë më parë e kemi pësuar,
Kishim humbur rrugën dhe shpresën,
Mbetëm fosile e kohës së shkuar,
Por ruajtëm vegimet, ruajtëm kujtesën…!

Kush tha pendohem për krimet që kam kryer?!
Të vdekurit akuzojnë vrasësit barbarë.
Me vdekjen jemi regjur, me turpin jemi përlyer,
… kishim humbur rrugën shumë kohë më parë!

Pritëm të na zgjojnë, të na thonë se kemi pësuar,
U endëm rrugëve të botës me dhimbjen mbi zemër,
Nuk kishte varr që të na mbante, ishim irrituar,
Duhej të gjenim rrugën tonë pa emër…

Shumë kohë më parë e kemi pësuar,
Duhej të hiqnim klonet, të ruanim shpresën,
Për të mos mbetur fosile e kohës së shkuar,
Ruajtëm vegimet, ruajtëm kujtesën…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT