Frymëzon e flet, ylli i lartësuar
përket në qiell, krah me hënë e diell.
Urtësi ëndërrash, mendjendritur
dritë bukurie si rreze agimi.
E në zemrat tona ndez dritë
lirshëm flet me vargjet
orët shpërfaqin dije e urtësi
në pranverë buqetë lulesh
Altar i vargëzuar në qiejt Arbëror.
Butësia e zërit përplot ngjyra
arë ato fije floku mbi supe
shëndrisin vargjet nëpër qiell
arbërore o yll, hënë edhe diell.
